Nga Ronaldo te Mbappe, emrat e mëdhenj në garë për trofeun

Futbolli ndërkombëtar rikthehet këtë javë pasi zhvillohen kualifikimet për Euro 2024.

Gjermania, si mikpritëse, është e përjashtuar nga procesi kualifikues, por pjesa tjetër e peshave të rënda të Evropës e nis procesin këtë javë.

Italia ishte kombi i profilit më të lartë që humbi Kupën e Botës në Katar.

Ata tani e fillojnë mbrojtjen e trofeut të Kampionatit Evropian me një përballje kundër Anglisë si një përsëritje e finales së Euro 2020, të cilën Azzurri-t e fituan me penallti në Wembley.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps  kishte nevojë për një kapiten të ri pasi kapiteni i vjetër Hugo Lloris u tërhoq pas Kupës së Botës.

“Kylian i arriti pritshmëritë për të pasur atë përgjegjësi shtesë” tha Deschamps për lojtarin që shënoi hat-trick në finalen e Kupës së Botës.

Një epokë e re për Spanjën .

Spanja iu përgjigj paraqitjes së saj zhgënjyese në Kupën e Botës duke shkarkuar trajnerin Luis Enrique, me Luis De La Fuente të emëruar si zëvendësues të tij.

De La Fuente kishte drejtuar më parë ekipet e të rinjve të Spanjës që nga viti 2013, së fundmi ekipin U-23.

Ronaldo është ende atje për Portugalinë.

U mendua se transferimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite pas Kupës së Botës sinjalizoi fundin e legjendës portugeze, por u befasuan pasi ai u emërua në skuadrën e parë të trajnerit të ri të Portugalisë, Roberto Martinez.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *