Nga numri i viktimave te objektivat e Putin, Pentagoni bën bilancin e luftës në Ukrainë

Rusia ka pësuar nga 70.000 deri në 80.000 viktima, duke përfshirë vdekjet dhe lëndimet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, deklaroi nënsekretari i Pentagonit për Mbrojtjen, Colin Kahl, raporton CNN.

Ai gjatë një konferencë për media sot në Pentagon tha se numri i viktimave ruse është “i jashtëzakonshëm” duke pasur parasysh se ata nuk kanë arritur “asnjë” nga objektivat që kishin në fillim të pushtimit të luftës.

Tri javë më parë, drejtori i CIA-s, William Burns, njoftoi se SHBA vlerësoi se Rusia kishte humbur rreth 15.000 njerëz në Ukrainë dhe se rreth 45.000 u plagosën, me të dhëna se Ukraina gjithashtu pësoi humbje të mëdha.

Për katër muajt e fundit të luftës, Rusia është përqendruar në kapjen e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, ku separatistët pro-Moskë kanë kontrolluar disa territore si republika të vetëshpallura për tetë vjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *