Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Ajo ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ministri bëri të ditur se çështjet që u diskutuan mes tyre ishin lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në pikat kufitare. Mes të tjera, Çuçi theksoi se Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë.
Postimi i plotë
Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë. Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve.
/Priza.al/