Nga dhuna deri tek vjedhjet/ 4 arrestuar, 2 të proceduar dhe 1 tjetër në kërkim

Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona, duke proceduar penalisht 2 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, të shtetasit në kërkim E. F., 34 vjeç dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e dyshuar të tij shtetasin K. J., 27 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, kanë vjedhur në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën e shtetases Sh. I., 77 vjeçe, dy televizorë dhe një telefon celular “Samsung J5”. Në cilësinë e provës materiale shtetasit E. F., iu gjetën dhe sekuestruan dy televizorët e vjedhur.

Në lidhje me këtë rast, u procedua penalisht edhe një 17-vjeçar, i cili ka patur dijeni për vjedhjen, por nuk ka kallëzuar krimin në organet e policisë.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bratilë, Gramsh. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në rrugën Maliq-Gramsh, në afërsi të fshatit Moglicë, Maliq, rreth 50 m² rrjetë metalike që shërbente për mbrojtjen nga rënia e gurëve, e cila iu gjet në mjetin tip “Renault” dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasve J. S., 54 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë dhe N. T., 52 vjeç, banues në fshatin Pilur Devoll.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në afërsi të fshatit Boboshticë, Korçë dhe në afërsi të fshatit Kuç, Devoll, duke drejtuar mjetet e tyre respektive tip “Benz” dhe “Mazda”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasen S. T., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në banesë kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj shtetases A. T., 43 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *