Nga astma deri tek sëmundjet e zemrës, ja çfarë përfitoni nga konsumi i tërshërës

Nëse dëshironi të përfitoni një sërë vlera ushqyese dhe të parandaloni një sërë sëmundjesh, konsumoni patjetër tërshërë.

Priza.al sugjeron konsumimin e tërshërës është ndër drithërat më të shëndetshme dhe ofron një sërë përfitimesh shëndetësore. Tërshëra është e pasur me karbohidrate, fibra, proteina dhe yndyra si dhe shumë vitamina dhe minerale. Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme dhe përmban shumë antioksidantë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe të ofrojnë përfitime të tjera. Sakaq ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit dhe sheqerit në gjak, promovon bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe rrit ndjenjën e ngopjes. Ndër të tjera ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, duke kolesterolin total dhe kolesterolin e keq LDL.

Nga ana tjetër, ndihmon në trajtimin e lëkurës së thatë dhe kruarjeve. Tek fëmijët ndihmon në parandalimin e astmës kur ata ushqehen me të që në moshë të hershme. Si përfitim tjetër është dhe reduktimi i kapsllëkut duke reduktuar ndjeshëm nevojën për të përdorur laksativë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *