“Neutralizuam burrin në tualet”/ Nuredin Dumani tregon për grabitjen me “Porche Cayen” pasi doli nga burgu

Nuredin Dumani pas një seri vrasjesh me pagesë dhe shumë grabitjeve me armë, përpara grupit hetimor të SPAK ka rrëfyer një nga grabitjet. Bëhet fjalë për vitin 2017 pas daljes së tij nga burgu ku sipas tij përjashta tek dera e ka pritur Talo Çela.

Së bashku kanë shkuar për të grabitur një shtëpi e cila ishte në pronësi të Hamdi Sharkës në një fshat të Beratit, por aty sipas Dumanit nuk kanë gjetur lekë por i kanë marrë një psitoletë dhe Mercedes Benzin e pronarit të shtëpisë.

Rrëfimi i Dumanit:

“Në vitin 2017 kam dalë nga burgu dhe tek dera e burgut të Rrogozhinës më pret Talo  Cela me një benz E class ngjyrë vishnjë e vitit 2012 . Së bashku me të ishte dhe shtetasi Dorian Shkoza dhe më kanë çuar në shtëpi. Pas disa ditësh më tha Talo për një grabitje ku do te merrnin pjesë shumë persona. Ishte një shtëpi në një fshat të Beratit dy katëshe nga Poshja e Beratit ose Kosova se mbaj mend fiks. Më ka lajmëruar Talo në telefon me sms duke më thënë “hajde duku”. Kam shkuar tek vendi i quajtur pilafi duke i marrë një kushëririt tim një Porche Cayen dhe aty kam takuar personat Talon, Eljo Bitrin, Kel Kamamin, Gent Sharren.

Kemi qëndruar 1,5-2 orë dhe më pas kemi shkuar tek kafja e Gent Sharres duke pritur qe të errësohej. Në afërsi të servisit të Gent Sharrës Talo kishte një garazh pronar i së cilës do të vinte me ne të merrte pjesë në vjedhje. Këtë person nuk e kisha parë asnjëherë dhe nuk ia di emrin. Shkuam e morëm tek garazhdi këtë person dhe në mjetin që do të përdornim në vjedhje kemi hypur unë, Talo Çela dhe Eljo Bitri. Ky ishte një benz C class i vjedhur. Në afërsi të Belshit jemi takuar me Kel Kamanin që ishte së bashku me tre persona të tjerë të cilët nuk i njihja. Keli ishte me një mjet C class edhe ai të vjedhur. Jemi nisur të dy makinat në drejtim të fshatit ku do të kryenim grabitjen. Kemi parë një herë zonën nga larg ku ndodhej shtëpia dhe kemi bërë rrethimin e shtëpisë. Plani ishte që unë me Kelin do të thyheshim derën të hynim brenda sepse informacioni ishte se në shtëpi kishte shumë njerëz.

Kemi vënë re se një prej personave të shtëpisë ndez dritën dhe shkon në banjë. E pamë këtë moment si të përshtatshëm që të hynim në shtëpi. Unë kisha në dorë kallashnikov dhe Keli kishte po kallashnikov. U mbajtëm me njëri tjetrin dhe të dy njëkohësisht i ramë derës me shkelm. Dera u hap dhe ajo ra në tokë. Neutralizuam burrin që ishte në tualet dhe hynë çunat e tjerë. Unë me Kelin mbajmë burrin dhe gruan dhe të tjerët kontrollonin për lekët. Njëkohësisht pyesja burrin se ku i kishte lekët.

Ai thoshte që nuk kam. Pasi kemi qëndruar rreth 20 min duke kontrolluar s’gjetëm gjë lekë vetëm një pistoletë TT. E morëm pistoletën, telefonat ua thyem për të mos patur kontakt dhe marrim gjithashtu dhe benzin e të zotit të shtëpisë dhe largohemi. Benzi ishte E class ngjyrë gri prodhim i vitit 2004-2005. Për tu larguar marrim rrugën Berat-Lushnjë Fier.  Në Fier pa shkuar tek rotondo e fundit hedhim benzin në një kanal. Tentuam që ta hedhim por ai nuk ra plotësisht. Kthehemi me dy mjetet dhe marrim rrugën për në Elbasan për nga Rrogozhina. Pistoletën e mbajtën nuk e di se kush dhe unë pas disa kohësh kam shkuar në Francë ku më pas rashë në burg, në Bordo” – shprehet Dumani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *