Nëse partneri juaj ka këto sjellje, duhet të alarmoheni

Kur jemi të përfshira në një lidhje, ndoshta nga dashuria apo thjesht nga tërheqja që kemi për personin tjetër, nuk i vëmë re disa detaje që në fakt janë përcaktuese. Edhe pse të parëndësishme në dukje, jo pak herë kërkesat e partnerit na kanë bërë të ndihemi keq por për një arsye apo një tjetër gënjejmë veten dhe e justifikojmë, por në fakt, janë disa kërkesa të cilat tregojnë shumë për të në lidhje me ju.

“Ndrysho pamjen”

Është e natyrshme që doni të dukeni tërheqëse për partnerin tuaj dhe të bëni më të mirën për të, por nëse ai pretendon diçka që nuk është në dorën tuaj, Kujdes! Ai, dashur pa dashur thjesht po iu bën presion dhe s’duhet ta lejoni këtë. Supozohet që ai duhet t’ju dojë siç jeni, jo të përpiqet të shtojë komplekset tek ju. Bëjani këtë të qartë vetes në fillim dhe pastaj sigurisht atij.

Egoist në shtrat

Kur rritesh, ti e di shumë mirë se çfarë të pëlqen në shtrat dhe çfarë jo. Por dëshirat tuaja duhet të jenë në harmoni me dëshirat e tij. Nëse ai çdo herë tregohet egoist në shtrat dhe bën gjithçka përveçse asaj që ju doni ose abuzon me ju duke bërë gjëra që jo vetëm s’ju pëlqejnë por dhe ju lëndojnë, jepini duart. Është thjesht një fëmijë i papjekur që s’bën për ju.

Të kufizon nga shoqëria dhe familja jote

Nëse ai në çdo rast gjen diçka që s’i pëlqen tek shoqet e tua dhe përpiqet me çdo kusht t’ju distancojë prej tyre kjo nuk është një shenjë e mirë. Nëse vendosni të jetoni të nënshtruara nga të tilla dëshira, shumë shpejt do ta gjeni veten të vemtuar dhe s’ka asgjë që mund të bëhet për ta ndryshuar këtë. Kurrsesi nuk duhet ta lejoni t’ju ndajë nga miqtë apo të ndikojë në marrëdhëniet ndërpersonale. Kjo nuk është xhelozi, kështu që bëni mirë t’i sqaroni këtë që në takimin e parë.

Do të dijë me detaje privatësinë tënde
Kjo është shumë e mërzitshme. Të lejosh dikë të të kontrollojë vetëm se ndien diçka për të, nuk është as e drejtë dhe as e shëndetshme për lidhjen. As mos t’ju shkojë ndër mend të pranoni gjithçka që ai ju thotë vetëm se pas kërkesës vjen fjala “E bëj se të dua”. Harrojeni! Në fund të ditës, secili ka jetën e tij dhe disa gjëra janë vetëm të tuat. Por ama, mos t’ju shkojë ndër mend as ju të bëheni posesive dhe të luteni për atë dreq passwordi.
Fjalët e tij ju bëjnë të ndiheni keq
Një lidhje e mirë është ajo që të shton vetëbesimin, nxjerr më të mirën prej teje dhe sigurisht të bën më shumë për të qeshur. Por nëse ajo që quajmë  “gjysma tjetër” nuk ka aspak takt dhe kritikat kanë arritur kulmin, çfarë po prisni akoma? I bëni vetes nder dhe largoni nga vetja një stres të madh, para se t’ju frustrojë edhe më shumë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *