Nënshkruhet marrëveshja shtesë për projektin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është takuar këtë të mërkurë me drejtorin Ekzekutiv të Fondit Arab të Zhvillimit,  Z. Abdulrahman Al-Marshad për nënshkrimin e marrëveshjes shtesë së rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se ky projekt do të ndikojë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

Sakaq shtoi se qeveria shqiptare vlerëson miqësinë me Arabinë Saudite dhe se të dy vendet do vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në projekte të tjera.

“Si ministre jam krenare të mirëpres miq të tillë të Shqipërisë. Qeveria shqiptare vlerëson miqësinë me Arabinë Saudite dhe me rritjen e mëtejshme në ekonomi. Sot nënshkruajmë marrëveshjen shtesë për përfundimin me sukses të rrugës. Kjo do të ndikojë në zhvillimin e atyre vendeve dhe rritjen e turizmit. Jemi në procesin e integrimit evropian, ndaj nevojitet komunikimi mes dy vendeve për të krijuar një ekonomi bazë. Në këtë projekt synohet përmirësimi i parametrave dhe shkurtimi i distancave me pikën kufitare të Kapshticës. Projekti është në zbatim falë huasë, si dhe do të akordohet për të plotësuar financimin e munguar për të vazhduar rrugën.Projekti është në zbatim dhe financohet me 25 milionë dollarë të nënshkruar më herët, dhe një hua tjetër nga banka islamike. Do të marrim edhe këtë hua për rrugën 44 km me 2 korsi, kredia është me terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali. Ndaj shpreh besimin se do vijojmë të kemi projekte të tilla të përbashkëta në fusha të ndryshëm”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *