Në spital me lëndime në kokë; Sulmohet fizikisht nga disa persona gazetari

Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar fizikisht nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Syla ka marrë lëndime në kokë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Syla ka denoncuar rastin në polici. ‘Telegrafi’ ka kontaktuar policinë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Aktualisht, gjendja shëndetësore e gazetarit është e mirë, teksa nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek ky sulm fizik.

Syla ka rënë pre e sulmeve të tilla edhe më parë. Në dhjetor të vitit 2020, një bashkëatdhetar që jeton dhe vepron në perëndim, e ndali në rrugë dhe e goditi në fytyrë, por pa lëndime. Ky sulm fizik lidhej me shkrimet e tij lidhur me diasporën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *