Në pranga një 16-vjeçar, bashkëpunëtori i tij largohet pasi sheh policinë; ja për çfarë akuzohen

Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vorës, ndërsa bashkëpunëtori i tij me inicialet D.A. është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për 5 vjedhje në fshatra të ndryshme.

Në fshatin Xhafzotaj ata kanë grabitur në një servis makinash, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.P si dhe po në këtë fshat dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K., si dhe në biznesin e shtetasit D. J.

16-vjeçari, banues në Sukth dhe shtetasi tjetër 28-vjeçar i cili u largua pasi pa policinë, kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet dhe mjete si pinca apo kaçavida që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recidivistët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Si rezultat i punës profesionale hetimore të Komisariatit të Policisë Vorë, falë dhe ndihmës nga qytetarët, zbardhen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit janar.

Vihet në pranga një 16-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recidivistët”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 16-vjeçar, banues në Sukth, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. A., 28 vjeç, banues në Vorë, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm gjatë kohës që po tentonin të vidhnin në një magazinë, në fshatin Sakosë. 16-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa shtetasi D. A., sapo ka parë punonjësit e Policisë, është larguar.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këra shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

– Më datë 13.01.2023, në fshatin Xhafzotaj, dyshohet se kanë vjedhur në një servis makinash;

– Më datë 14.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.;

– Më datë 17.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K., si dhe në biznesin e shtetasit D. J.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *