Në “pikun” e krizës, Italia i del në krah qytetarëve të saj/ Ja bonusi shtesë për të përballur çmimet e larta

Qeveria Italiane vazhdon ti vijë në ndihmë qytetarëve të saj duke përballuar krizën e rritjeve të çmimeve e shkaktuar si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli i Ministrave në Itali miratoi të ashtuquajturin dekretin e ndihmës, i cili përmban masat që familjet dhe bizneset të përballen me krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë .

Me dekretin e ndihmës vjen një kontribut 200 euro për të punësuarit dhe pensionistët që kanë të ardhura deri në 35 mijë euro. Ky bonus mbështetje prek 28 milionë italianë dhe do të jetë aktiv nga qershori në korrik.

“Bonusi ndaj inflacionit”, shpjegon ministri i Punës Andrea Orlando, “ndërhyn në grupet më të dobëta të pensionistëve dhe punëtorëve”.

Më herët, qeveria italiane vendosi të ulë akcizën për karburantet deri më 8 korrik si dhe reduktimin e TVSH për gazin e lëngshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *