“Në parlament pa kandidaturë?” Mediu: Absurde! Po i hapim rrugë PS-së për ta zgjedhur

Mazhoranca dhe opozita janë duke mbajtur këtë të mërkurë në tryezë diskutimi negociatat për Presidentin e Republikës.

Në fjalën e tij, kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh i prerë se procesi pa kandidat i jep frymë PS.

“Mbështes qëndrimin e koleges Doda në atë çka shpjegoi. kriteret pranime janë të vlefshme, po të doni vendosim edhe cilësi të presidentit që ta njohim më mirë. Është absurde nëse ne hyjmë në parlament pa pasur kandidature.

Pra as më shumë as më pak i jep shans justifikimit të farsës për zgjedhjen e presidentit. Ose duhet të dalim me një kandidat 2 apo 3 ose duhet të marrim qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Ka ardhur koha të mbajmë një qëndrim të saktë nëse shtyjmë raundet i japim justifikimin PS për ta zgjedhur”, tha Mediu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *