Në kërkim për kultivim droge; arrestohet 40-vjeçari (Emri)

Një shtetas 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2022. Ai akuzohet për kultivim droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u prangos shtetasi Edmond Vlashi, banues në fshatin Tale të Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, kapet dhe vihet në pranga, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Lezhë, 40-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pas shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. V., 40 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Dardhas. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *