Në kamionin e tij u gjet 34 kg kokainë, shqiptari rrezikon 34 vite burg

Duket se numri 34 nuk i sjell fat një shqiptar që jeton në Itali, pasi rrezikon të dënohet me 34 vite burg, pasi në kamionin që ai drejtonte u kapën 34 kilogram kokainë.

Sipas mediave të huaja, kamioni u ndalua në traun me pagesë në autostradën e Vipitenos, dhe gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se në mjet ndodheshin 34 kilogram kokainë, e cila ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun e Bolzanos, ndërkohë që pritet që të dalë brenda pak ditësh para gjykatës.

Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, thuhet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut. Kontrabandisti i dyshuar i drogës përballet me një dënim me burg nga nëntë deri në 30 vjet. Burri përfaqësohet nga avokati Nicola Nettis.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *