Në fotoalbumin e Kongresit të PS-së, një ditë më vonë: Rama: Të prishim gardhet politike të lëmë pas hendeqet politike

Vetëm një ditë pas Kongresit të PS-së, Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes një fotoalbum, ku e ka shoqëruar edhe me një mesazh. Në postimin e tij kryeministri ka ftuar të gjithë qytetarët të prishin “gardhet politike” dhe të qëndrojnë të bashkuar si shqiptarë.

“Dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Sakaq, kujtojmë se kongresi i PS-së ditën e djeshme u zhvillua në një format të paaplikuar ndonjëherë më parë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *