Ndodh incidenti i papritur gjatë funeralit të Elizabeth II

Një incident ka ndodhur gjatë funeralit të Mbretëreshës, ku raportohet se një oficer policie ka humbur ndjenjat. Atij i ra të fikët teksa po mbahej ceremonia mortore. Më tej, ai u transportua menjëherë me barelë. Polici u ndihmua nga dy kolegë oficerë. Edhe kushërira e mbretëreshës, Lady Gabriella Windsor u përball me një të papritur. Ajo u duk se u rrëzua teksa vizitonte arkivolin.

Ditën e djeshme u zhvillua funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II, ku përveç familje mbretërore, pjesëmarrës ishin edhe lider botërore. Jeta e monarkes së ndjerë, e cila vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, u nderua gjatë një ceremonie funerali të mbajtur në Westminster Abbey në 19 shtator.

Gjatë funeralit të monarkes së ndjerë më, u luajt një muzikë e përzgjedhur me kujdes gjatë shërbimit në Westminster Abbey, që jo vetëm kanalizoi dashurinë e Mbretëreshës për muzikën, por gjithashtu pasqyroi historinë e familjes mbretërore. Ndër himnet e kënduara në funeral ishte “The Lord’s My Shepherd,” i cili u luajt në dasmën e Madhërisë së saj dhe Princit Philip.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *