Ndikimi te gjyqtarët/ Atletiko Madrid kërkon hetim për Barcelonën

Atletiko Madrid ka kërkuar hetim zyrtar për “Barcagate”. Klubi katalanas rezulton se paguar persona të Komitetit të Gjyqtarëve dhe kjo situatë është vlerësuar si e papranueshme nga klubet e tjera.

Përtej deklaratave dyshuese, asnjë klub nuk kishte kërkuar që të niste hetimin zyrtar nga La Liga. I pari ka qenë Atletiko Madrid, i cili pasi kërkoi që të gjithë klubet të dilnin me një komunikatë të përbashkët dhe mori përgjigje negative nga disa prej tyre, kërkoi zyrtarisht me një komunikatë hapjen e  hetimit.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, është një çështje shumë e rëndë dhe për të mirën e futbollit tonë, duhet të hetohet dhe të sqarohet tërësisht”, shpjegonte deklarata e Atletiko Madrid.

Edhe presidenti i La Liga, Havier Tebas, bëri të qartë sot se mund të hapej një hetim për katalanasit për këtë çështje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *