Ndërtimet pa leje/ Ramës ‘nuk i del e keqja’: Për faj të drejtësisë, turpërohemi për një kotec pulash

Kryeminstri Edi Rama gjatë takimit për bilancin turistim me ministren e Turizmit dhe Ekonomisë ka prekur dhe ccështjen e ndërtimeve pa leje.

Rama tha se prokurorët e mbyllin me para çështjen kur flitet për ndërtuesit e mëdhenj dhe i nxjerrin bojën shtetit duke u marrë me kotec

Sakaq shtoi se qeveria shpesh herë është vendosur ‘me shpatulla pas murit’ për faj të llumit në drejtësi.

“Jemi ndjerë shumë herë të turpëruar për fajin e llumit në drejtësi. Llumi në drejtësi bashkë me atë në policinë e shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një mur, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një avulli, dritaret e Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerr dhe bojën botërisht jo vetëm si individ por edhe gjithë shtetin si dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *