Ndërtimet pa leje/ Rama: Individët pa pushtet përfundojnë në Gjykatë, biznesmenët korruptojnë prokurorët

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka prezantuar shërbimin satelitor në Republikën e Shqipërisë.

Rama tha se nisma për ndërtimet pa leje është një debat i madh, ku theksoi se në këtë proces vuajnë më tepër të dobëtit.

Rama ka kritikuar punën e prokurorëve, pasi sipas tij policia i evidenton rastet flagrante ndërsa ndërtuesit i korruptojnë.

“Besoj të gjithë ju ma ha mendja se po e ndjekin një debat që ka nisur, kur qeveria nisi luftën për kontrollin e territorit. Debati natyrisht i ushqyer me urrejtje dhe mllef, ku për fat të keq në përgjithësi argumenti dominohen nga urrejtja e një lufte politike. Ngaqë jam i gjatë më pyesin se pse nuk e pe atë kullë. Beteja me e gjatë është për të ndërtuar një tërësi institucionesh të cilat funksionojnë si makineri dhe nuk ndikohen nga subjektiviteti. Ne kemi ndryshuar raportin qytetar-shtet, duke digjitalizuar shërbimet pa pasur kontakt me persona dhe asnjë nevojë. Në vend të radhëve dhe kohës së harxhuar, njerëzit sot janë absolutisht të çliruar pasi kanë një rrugë të hapur. Ndërkohë që në terren ne kemi një problematikë e cila rëndon biznese, qytetarë. Këto ngrehina janë rezultat i mosfunksionimit si duhet i një zinxhiri dhe që funksion me të dobëtit. Individët pa pushtet kanë përfunduar në shkallët e gjykatave dhe janë dënuar. Më thoni një rast të një abuzuesi të madh që ka përfunduar përballë gjykatës. Policisë mund t’i vëmë mbi supe kritika sa të duam por nëse prokuroritë dhe gjykatat do t’i ishin përgjigjur policisë për të gjitha rastet ne do kishim rezultate spektakolare.  Policia i evidenton prokuroria i mbulon”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *