Ndërtimet pa leje/ Berisha: Rama sillet sikur nuk jeton në Shqipëri

Kryetari i PD Sali Berisha në takimin e tij me intelektualë dhe banorë të zonës së Përrenjasit, ka folur në lidhje me ndërtimet pa leje.

Ai u shpreh se kryeministri sillej sikur nuk kishte jetuar në Shqipëri dhe nuk e dinte se për çdo kat të shtuar paguheshin shuma të mëdha.

“Dje në Parlament kur dëgjoja socialistët u thash të shkojmë në çdo organizatë të PS dhe të debatojmë me ta.
Mirëpo siç e shihni ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarët sepse Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi dhe nëse e dëgjoni se ç’flitet në Parlament, flasin për të vend që është një realitet tjetër po Shqipëri. Është krijuar një mekanizëm me të cilin mashtrojnë nga mëngjesi në darkë në mënyrë të paskrupullt. I presupozojnë apo gjykojnë qytetarët si njerëz që mund ti mashtrosh e mund tu thuash c’të duash. E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri fliste për mungesën e ligjit në ndërtime. Dihej shumë mirë se jo për c’do kat por për çdo dhomë paguhej rryshfet për ta shtuar. Ai mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanizstik të krijuar mbi rryshfetin. Askush nuk ka ndërtuar kate pa paguar shuma të mëdha”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *