Ndërron jetë legjenda Franz Beckenbauer!

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Franz Beckenbauer, i cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Mediat gjermane shkruajnë se lajmin e ka dhënë familja. Me origjinë nga distrikti Giesing, ai bëri karrierë te Bayern i Munihut, me katë trofe nacionalë. Në vitin 1974 Beckenbauer fiton Kupën e Botës me një Gjermani që është quajtur e paharrueshme.

I spikatur në fushë me cilësitë e liderit, futbollisti do të shkëlqente me Gjermaninë si trajner në Botërorin e 1986-ës, që u mbyll me një nga finalet më të bukura të zhvilluara ndonjëherë: ajo me Argjentinën e Maradonës që u humb nga gjermanët me rezultat 3:2.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *