Ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare, Vjosa Berisha përcillet sot për në banesën e fundit

Këtë të enjte do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare. Mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, në varrezat e Prishtinës në Dragodan. Lajmin rreth ceremonisë mortore është konfirmuar nga bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja – datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h”, ka shkruar ai.

Vjosa Berisha u diagnostikua me kancer në vezore në muajin mars të vitit 2021. Por asnjëherë nuk e humbi buzëqeshjen, energjinë dhe mirë dhe dashurinë për jetën. Ajo foli shpesh publikisht për sëmundjen e saj dhe madje një pjesë të mirë të kohës inkurajoji gratë dhe familjet që përballeshin me këtë sëmundje.

Artistja shpesh gjente forcën të bënte dhe humor me flokët e saj të prera shkurt për shkak të sëmundjes, kur në fakt ishim mësuar ta shihnim me flokët karotë.  Ajo tregoi një forcë shumë të madhe. Aq sa edhe këtë stil flokësh e shndërroi në trend, këtë e kuptuan më shumë njerëzit që e njihnin nga afër. Njëkohësisht nuk ndaloi asnjëherë angazhimet për përgatitjen dhe realizimit të festivalit të filmit Prifest të themeluar nga ajo dhe bashkëshorti i saj Fatos Berisha. Si një shëmbëlltyrë e forcës që përballet me vështirësitë dhe dhimbjen e jetës, Vjosa Berisha iku nga kjo botë pa e konsideruar asnjëherë veten paciente, duke lënë pas buzëqeshjen e saj të pastër dhe dëshirën për të bërë gjëra me vlerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *