Ndërpritet votimi në Sallmone/ PS: Vëzhguesi votoi për tre persona

Në Qendrën e Votimit 1407 në Sallmone, ku po votohet për bashikë e Shijakut, u ndërpre votimi pasi nuk po punon sistemi. Mësohet se operatorja nuk lejon vijimin manual të procesit pa marrë një konfirmim më parë dhe shumë votues kanë ngelur në pritje.

Ndërkohë, sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një vëzhgues i Partisë Socialiste ka votuar për 3 persona duke deklaruar se e kishin të pamundur të ishin të pranishëm.

Në Shijak gjithashtu po haset fenomeni i zhvendosjes së votuesve në lista të qendrave të tjera, më të largëta nga vendbanimi ndonëse brenda njësisë administrative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *