Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Real Madritit (Emri)

Ish-futbollisti i Napolit dhe Real Madridit, Freddy Rincon ka ndërruar jetë pas disa ditësh betejë në spital.

55-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, pasi mjeti me të cilin po udhëtonte u përplas fort nga një autobus ditën e hënë.

Vdekja e tij është konfirmuar ditën e mërkurë nga mjekët e spitalit ku ai ishte shtruar.
Rincon e kishte nisur karrierën e tij si profesionist me Santa Fe në vitin 1986, ku pas tre sezonesh kaloi tek Aemrica de Cali, në 176 ndeshje shënoi 54 gola. Në vitin 1993 ai kaloi tek Corinthiasi , klub i cili e huazoi nga Napoli në sezonin 1994/95.
Më pas ai iu bashkua Real Madridit, ekip ku luajti 21 ndeshje.

Nga fundi i karrierës së tij ai mundi të veshë edhe fanellat e Santos dhe Cruzeiro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *