NATO reagon: Autorët do mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj EULEX në veri të Kosovës

NATO ka dënuar sulmin ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, teksa zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ajo shtoi se misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në vend.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkroi ajo në Twitter.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *