Musk si djalli, punët i kryen natën/ Një çmenduri e vërtetë ajo që bën njeriu më i pasur në botë!

Elon Musk, njeriu më i pasur i botës, nuk lë rast për të na çuditur me jetën e tij. Miliarderi nga Afrika e Jugut, që së fundmi ka qenë në qendër të disa skandaleve e kritikave sa i përket jetës personale, ishte i ftuar në podcast-in e fundit të komendianit amerikan Joe Rogan, ku ndër të tjera foli edhe për regjimin e tij disi të çuditshëm.

Pronari 51-vjeçar i Tesla-s tregoi se natën nuk bën më pak se 6 orë gjumë, pasi ndryshe nuk do të ishte produktiv aq sa duhej. Po ashtu ai tha se punon gjatë fundjavave, ndonëse jo gjithmonë. Çka është më e çudishtmja, Musk pranoi se i nis takimet e punës një orë pas mesnate, në orën 01:00 të mëngjesit ose maksimumi në orën 02:00, po të mëngjesit. Kjo e fundit ndodh kur do të flejë edhe pak më shumë.

Në të kaluarën, Musk ka treguar se në disa raste ka fjetur edhe në dyshemenë e zyrës së tij, sidomos kur projektonte modelin 3-të Tesla-s: “Ka patur momente kur vetëm për ndonjë orë punoja, më pas flija ndonjë orë tjetër e më pas punoja, në shtatë ditë të javës. Në disa javë punoja për 120 orë, një çmenduri e vërtetë. Ky nuk ishte një stil jetese i shëndetshëm.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *