Mungesë e mjekëve të urgjencës, vetëm 5 pranojnë të studiojnë në vit!

Mjekët e Urgjencës dhe ata të familjes, i mungojnë më së shumti sistemit tonë shëndetësor. Kjo për shkak të interesit tepër të ulët nga të diplomuarit për mjekësi, për ta zgjedhur si specialitet.

Rektori i fakultetit të mjekësisë Arben Gjata, thotë se nga 40 kuota të lira çdo vit, vetëm 5 regjistrohen. Kirurgjia, kardiologjia, dhe neurologjia, janë specialitetet më të kërkuara nga mjekët.

“Kemi shumë nevojë për disa specialiteti që me kalimin e kohës do të plotësohen. Mjeku i familjes ishte me 40 kuota dhe u plotësua vetëm me 5, ndërsa urgjenca ka qenë me 15 kuota dhe gjithashtu u plotësuan vetëm 5. Por urgjenca është super e domosdoshme.Ka disa degë të cilat janë më atë preferuara të cila ndryshojnë nga koha në kohë. Aktualisht mbetet neurologjia, kardiologjia, kirurgjia, dega obstetër gjinekologjike që ezaurohen të parat.”, shprehet rektori.

Sistemi ynë shëndetësor vijon të vuajë ikjen e mjekëve specialit jashtë shtetit. Për këtë është ofruar një zgjidhje. Vitin tjetër mjekësisë do t’i shtohen 150 kuota. Synimi është që kuotat e mjekësisë nga 300 të kapin shifrën e 600 për një periudhë 5 vjeçare.

/Burimi: abcnews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *