Mungesa e energjisë/ Banorët e Thethit dhe turistët në protestë

Banorët e Thethit së bashku me të rinj e turistë që ndodheshin në këtë zonë turistike kanë protestuar ditën e sotme për mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike. Pronarët e bujtinave kanë shprehur shqetësimin se turizmi është i pamundur të bëhet me gjenerator. Përpos shkëputjes, edhe kur energjia kthehet është tejet e dobët, duke dëmtuar dhe nxjerrë jashtë funksionit të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.

Një grup të rinjsh nga Spanja të cilët kanë mbërritur në Theth, kërkojnë që të zgjidhet problemi me energjinë, pasi nuk arrijnë të karikojnë as celularët që të kenë mundësi të bëjnë foto si kujtim i një udhëtimi kaq të bukur. Ndonëse janë mrekulluar me parajësën natyrore, problem mbetet energjia.

“Ne jemi një grup nga Spanja. Unë dhe shokët e mi mbërritëm këtë mëngjes, por ishte shumë e vështirë, pasi mungesa e elektricitetit na la ne pritje. Kur erdhëm nuk mundëm të karikonim telefonat tonë, pyetëm mikpritësin dhe ai me tregoi për këtë situatë dhe mendoj se kjo gjë duhet zgjidhur pasi ky është një vend shume i bukur, natyra malet. Ne dëshirojmë të bëjmë fotografi që t’i kemi si kujtim dhe nuk mundemi prej situatës së energjisë, ndaj mendoj që duhet t’i jepet një zgjidhje” – tha Patricia Calvo, turiste spanjolle.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *