Motori përplaset me makinën, humb jetën 16-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ballsh. Nga përplasja tragjike, e një mjeti me një motor ka sjellë si pasojë vdekjen e një 16-vjeçari dhe plagosjen e një 18-vjeçari.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën 16-vjeçari Agim Hoxha, ndërsa i plagosur Lion Ahmeraj. Që të dy banorë nga fshati Belishovë dhe po ktheheshin nga Ballshi për në shtëpitë e tyre.

Sipas policisë, motorri është përplasur me makinën ku ka qenë shofer Emiljano Skenderaj në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *