Moti i keq/ Stuhi detare në Durrës, shtyhen lundrimet e trageteve

Në Durrës vazhdon moti i keq. Pasditen e djeshme, siç ishte parashikuar nga meteorologët moti u përkeqësua.

Tragetet anuluan të gjitha lundrimet të cilët ishin planifikuar për orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Nisja është ende e pamundur pasi ka stuhi detare.

Rreth orës 19:00 do të ketë një përpjekje tjetër, për t’u nisur vetëm njëri nga dy tragetet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *