Moti i keq/ Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Milot-Rrëshen, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Burime për mediat bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një makinë dhe një furgon, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të vështira të motit, pasi kjo zonë është përfshirë gjatë pjesës më të madhe të ditës nga reshjet e dendura të shiut.

Në vendngjarje ndodhen autoritetet ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *