Moti i keq dhe reshjet me intensitet bllokojnë 6 turistë në kanionin e Langaricës

Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet dhe shkak është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu.

Policia e Përmetit thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Mësohet se shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Langaricë si rezultat i reshjeve me intensitet.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *