Moti i keq, ARRSH njofton qytetarët: Ja akset rrugore më problematike

Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtime në zonën veriore.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ARRSH ka njoftuar qytetarët për akset që përbëjnë rrezik në qarkullimin e mjeteve si dhe ato në të cilat kalohet pa probleme.

“Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10.

Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme. Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren pa ndërpreje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *