Moska akuzon Kievin për shpërthimin në Shën Pjetërburg

Nga një shpërthim në një kafene të Shën Pjetërburg-ut, të Dielën, humbi jetën blogeri nacionalist rus Vladlen Tatarski dhe u plagosën 24 persona të tjerë.

Kremlini akuzoi shërbimet sekrete të Kievit si organizatorë të kësaj ngjarjeje, të cilët e quajtën “akt terrorist” që sipas autoriteteve ruse do të marrë përgjigjen e merituar.

Në këtë përfundim, zyrtarët rusë thanë se arritën pas arrestimit të kësaj 26-vjeçareje ukrainase të identifikuar si Darja Teprova, e cila pranoi se e ishte ajo që kishte vendosur eksplozivin në kafene.

Ajo shfaqet edhe në këtë filmim të kamerave të sigurisë kur mban me vete një kuti, të dyshuar me eksploziv, me të cilën hyn në ambientet e brendshme të kafenesë.

Para shpërthimit, blogerit Tatarski iu dha një statujë që dyshohet se ishte e ngarkuar me eksploziv, moment që shfaqet në këtë video. Ai shquhej për publikimin e pamjeve nga ushtria ruse në frontin e luftës në Ukrainë, ku shpesh fyente rëndë ushtarët ukrainas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *