Mos i hidhni dhuratat e ish-partnerit! Ja çfarë mund të bëni me to

Jeni ndarë nga ish-partneri juaj dhe veç lotëve në sy e viteve të çuara dëm, ai ju ka lënë dhe disa dhurata? Pasi të keni fjetur me to duke qarë, e para se t’i hidhni në mbeturinat e tjera, lexoni një herë sugjerimet e mëposhtme!

1. Shitini!

Tingëllon e vrazhdë?! Jo pra, sigurisht as ju s’ju duket e tillë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe në fund të fundit, të shisni veshjet e shtrenjta apo gjithçka tjetër që ju ka blerë ish-i. Të paktën, të dilni të fituar nga kjo lidhje.

2. Falini!

Kjo këshillë është për më të ndjeshmit, të cilëve u duket e ashpër t’i shesin dhurata e ish-partnerit. Të paktën, falini ato. Kështu ju do ta hiqni nga mendja një herë e mirë, e madje do të keni bërë një veprim bujar për dikë tjetër.

3. Ridhurojini!

Kjo është për më të guximshmit sigurisht. Ky sugjerim vlen për ata që as nuk tentuan të qajnë pas ndarjes. Dhurojini tek dikush tjetër gjërat që ju ka dhënë ish-partneri. Duket se ju jeni më të ndjeshmit (ose jo), pasi po vendosni mos të hiqni dorë përgjithmonë nga këto dhurata.

4. Përzgjidhni disa…

Nëse partneri juaj i dikurshëm është treguar bujar me ju, atëherë dhe ju veproni me zgjuarsi. Në rast se ju vërtet nuk keni ndjenja për të, e nuk po i mbani dhuratat për asrye emocionale, atëherë s’keni pse i hidhni nëse ato kanë vërtet vlerë e janë të dobishme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *