Mori pjesë në ceremoninë e Lojërave të Solidaritetit Islamik, Rama: Më ftoi Erdogan

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar këtë të martë ceremonisë për hapjen e Lojërave të Solidaritetit Islamik.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama ka ndarë edhe pamjet e ceremonisë  ku thekson se do të marrë pjesë edhe në një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit.

“Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, ka shkruar ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *