Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi nuk kanë bërë dasmë.
I ftuar në një emision në “News24”, Meta tha se e kanë pasur të vështirë të vendosin për të ftuarit, ndaj e kanë lënë pa bërë.
Më tej ai ka shtuar se kishte frikë se dasma do tu sillte probleme, siç ka ndodhur në një rast që festoi ditëlindjen. Meta tha se duke qenë në politikë, ka marrëdhënie me shumë njerëz, por shumë prej tyre nuk janë miq me njëri-tjetrin.
“Ne nuk bëmë dasmë, pasi na lindi vajza por, mendoj se bëmë shumë mirë, pasi edhe njëherë që bëra ditëlindje më shumë u krijuan probleme. Menduam kë do të ftojmë në dasmë, kë nuk do të ftojmë, pastaj si do t’i ulim. Shto faktin që je edhe në politikë dhe njerëzit kanë raportet e tyre, mund t’i kenë të mira me ty por, jo të shkëlqyera me njëri-tjetrin. U pendova dhe për ditëlindjen që festova”, tha Meta.