Moment tmerri në ajër/ Avioni përfshihet nga flakët, ulet mes frikës (Video)

Pasagjerët kanë përjetuar një ulje të frikshme në Atlanta, pasi aeroplani i tyre u përfshi nga flaka në pistë.

Incidenti ndodhi pasi një prej frenave të tij u nxeh shumë, ku më pas zjarri u shfaq pranë gomave të aeroplanit ndërsa retë e tymit dolën nga pjesa e pasme pas uljes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës rreth orës 9:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale).

“Fluturimi Spirit 383 nga Tampa në Atlanta u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Atlantës dhe pas uljes, një nga frenat u nxeh shumë. Aeroplani u tërhoq në portën ku pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurtë pa asnjë lëndim. Faleminderit reaguesve të parë të Atlantës. Aeroplani do të hiqet përkohësisht nga shërbimi për mirëmbajtje”, citohet të ketë thënë një zëdhënës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nuk raportohet për të lënduar.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *