Mjegulla e dendur “pushton” Krujën, vështirësohet lëvizja e makinave

Një mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë ultësirën e rrethit të Krujës, në orët e para të mëngjesit sot.

Nga dendësia e madhe mjegulla vështirëson qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore si edhe aksin e autostradës Fushë-Krujë – Milot. Shikueshmëria është shumë e ulët.

Deri në këto momente nuk raportohet për aksidente. Sakaq këshillohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në qarkullim.

Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga kushte e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin përgjatë gjithë ditës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *