Misteri vijon/ Celibashi: As unë s’e di sa kandidatë ka Alibeaj

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët. Ai u pyet nga këta të fundit edhe lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike. Konkretisht, Celibashit iu kërkua një numër fiks i kandidatëve të grupimit Alibeaj në secilën bashki. Numri një i KQZ u shpreh se nuk e dispononte këtë informacion pasi vetë procesi është voluminoz.

Sa kandidatë për kryetarë bashkie ka depozituar Alibeaj dhe në cilat bashki?

Celibashi: “Akoma nuk e kemi atë informacion, kjo pasi një pjesë e dokumentacioneve dorëzohet në KQZ, pjesa tjetër në KZAZ, besoj sot ose nesër do të kemi një informacion zyrtar pasi të kemi bërë dhe vlerësimin e dokumentacionit përkatës. Gjithsesi, disa të dhëna mund t’ ju jap, janë 24 subjekte zgjedhore që kanë depozituar listat shumëemërore në KQZ, 39 i kanë depozitar në KZQZ, na rezulton se janë 832 lista me kandidatë për anëtarë të këshillit, 147 kandidatë për kryetarë bashkie, dokumentacion i depozituar për 147 kandidatë, 7 nga zgjedhësit, 5 për këshillit bashkiak dhe 2 për kryetarë bashkie. Në total na rezultojnë 22607 kandidatë që janë në proces verifikimi. Zyrtare konsiderojmë listat që miratuam sot. Është proces voluminoz.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *