MISTERI/ Rriten në mënyrë të pashpjegueshme vdekjet pas pandemisë, prijnë sëmundjet e zemrës

Kërcënimi nga Covid mund të jetë zvogëluar, por shqetësime të tjera po ngrihen në lidhje me numrin e lartë të vdekjeve totale që po regjistrohen gjatë muajve të fundit në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, të dhënat nga statistikat për Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se gjatë 10 javëve të fundit numri ka qenë 12% më i lartë se sa pritej, bazuar në mesataren e viteve të mëparshme.

Vdekjet e lidhura me Covid-in janë – siç kanë qenë për pjesën më të madhe të vitit të kaluar – mjaft të ulëta, duke përbërë rreth 4% të vdekjeve në korrik, duke e radhitur të gjashtin për shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve, raporton abcnews.al.

Pra, çfarë tjetër mund të jetë duke shkaktuar këtë rritje të fortë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *