MISTERI KLOD ALLAJBEU/ Përse zyra e Emigracionit e Anglisë e ka vënë në “lupë” njeriun që leviz me miliardat tona në xhep? Çfarë ndodhi në Rinas më 18 dhjetor dhe dhe a po hetohet në Londër për pastrim parash oligarku?

 

Mbrëmjen e 17 dhjetorit Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dërgon në Londër listën e pasagjerëve që do të udhëtonin të nesërmen në linjë Tiranë-London Stantsed. Në listën e udhëtarëëve ishte edhe emri i oligarkut Klodian Allajbeu.

Nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit, pasi kjo listë ka vajtur në Londër, pranë TIA (Aeroportit të Tiranës) ka ardhur një letër nga Zyra e Emigracionit e Mbretërisë së Bashkuar ose siç njihet ndryshe Home Office. Dokumenti i kërkonte zyrtarëve të TIA që PAX (pasagjeri) Klodian Allajbeu të kontrollohej imtësisht në dokumentet e tij të udhëtimit.

Ky urdhër nuk kaloi pa zhurmë. Klodian Allajbeu i vënë në dijeni zyrtarisht të kërkesës së palës angleze për kontroll të thelluar të dokumentacionit të tij, protestoi, shau dhe kërcënoi këdo që tentoi të kryente detyrën. Me patjetër dhe me çdo çmim, Allajbeu donte të hipte në atë avion.

Sipas dokumenteve që priza.al ka siguruar, oligarku së bashku me miliardat tona në xhep që i ka marrë në formë koncensionesh, duke telefonuar ambasadën angleze e më pas edhe vetë zyrën e emigracionit, arriti të kalojë kësaj here.

Natyrisht nuk harroi që para se të ikte, të linte porosi: “Gjeni spiunin që shpërndau lajmin në media”.

Duke qenë se të infiltruarit e oligark Allajbeut në Aeroportin e Rinasit ende nuk e kanë gjetur “spiunin”, ne si redaksi e priza.al kemi patur kohë mjaftueshëm të mbledhim informacion dhe të pyesim publikisht oligarkun Klodian Allajbeu:

1-Përse je nën lupën e Zyrës së Emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar?

2-A po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar ndonjë hetim për pastrim parash ndaj teje?

3-Përse ishte aq “jetësore” për ty të udhëtoje me çdo çmim më datë 18 dhjetor? I ruhesh një urdhër arresti të SPAK apo një urdhërarresti nga drejtësia e Kosovës?

4-Nëse asnjë prej këtyre alternativave nuk qendron dhe gjithshka është një trillim, përse nuk i drejtohesh rrugës së drejtësisë, por vijon të kërkosh “spiunin” në aeroport.

 

Natyrisht që me dhjetra udhëtarë çdo ditë për arsye të ndryshme fluturojnë ose nuk fluturojnë nga një vend në një vend tjetër. Por rasti i Klodian Allejbeut është i veçantë dhe meriton trajtim “dinjitoz” nga kushdo. Klodian Allajbeu as është individ i zakonshëm, as bisnesmen i zakonshëm dhe as udhëtar i zakonshëm. Klodian Allajbeu është një “sistem kriminal” që lëviz me dhjetra milionë euro të taksave tona në xhepat e veta.

Kërkesa e Zyrës së Emigracionit për të kontrolluar imtësisht dokumentet e pasagjerit Allajbeu pasi ky I fundit ka shpërngulur dhjetra milionë euro duke i investuar në Angli, është një këmbanë alarmi për oligarkun. A do të shpallet non grata në Mbretërinë e Bashkuar dhe do t’i sekuestrohen miliona euro me origjinë të dyshimtë që i ka investuar atje?

Vijon

©*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *