Misteri i shkëmbit që qëndron prej 11 mijë vitesh mbi një gur

Ky është “shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi. Shkëmbi ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.

Shkëmbi quhet i çuditshme, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur.

Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Është e vërtetë që asnjë nuk është vërtetuar. Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor, akullnajat.

Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.

Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *