Piramida e vërtetë e mikrokredive

Mikrokreditë, e vërteta që fsheh Gent Sejko dhe nuk i pëlqen Sali Berishës

 

Shkruar nga Elio Laze

Në janar të vitit 2021 priza.al nisi publikimin online. Fokusi ynë, përtej aktualitetit ishte dhe është investigimi.

Pak muaj pasi priza.al ishte në treg, rreth prillit të atij viti, një deputet më kontakton dhe më thotë: “Kam rreth 50 persona që janë mashtruar me histori kredish nga Fondi Besa. A mund ta trajtosh rastin e tyre”? “Natyrisht që po, kjo është detyra ime si gazetar”, ishte përgjigja ime.

Të mashtruarit erdhën pranë zyrave tona dhe denoncuan me emër dhe mbiemër funksionarë të fondit Besa, për kredi të cilatkurrë nuk i kishin marrë, dhe që po përballeshin edhe me përmbarimin. Hulumtova më tej dhe gjeta se në të gjithë Shqipërinë, ishin shumë të mashtruar nga kjo kompani.

https://www.priza.al/kamatvonesat-e-kredive-te-keqija-ligji-thote-30-perqind-e-principalit-por-arben-meskuti-dhe-olsi-ibro-marrin-deri-ne-530-perqind-ja-si-po-hesht-shteti-dhe-zyrtaret-e-perfshire-ne-skemen-qe-ka-grabi/

Në kuadër të këtij investigimi, fillova të “gërrmoj” kudo ku mundesha dhe gjeja një informacion të vlefshëm. Takova njerëz, zyrtarë, të mashtruar, mashtruesa…të gjithë kategorinë e atyre që mund të hidhnin pak dritë mbi fenomenin “mikrokredi”. U njoha me bombën “FINAL-MCA-ADCA”, historinë që sot e përflasin të gjithë, por që për kaq vite që ka qënë këtu ulur “këmbëkryq” mes nesh, askush nuk fliste përveç ndonjë gazetari kurajoz investigativ.

 

Zbulova të vërteta tronditëse.

Në qershor 2022 publikuam materialin e parë ndaj bandës që sot të gjithë e quajnë “MCA”. Zbulova se “mashtrimet” e Fondit Besa në gjithë Shqipërinë, ishin karamele para megagrabitjes se 100.000 të mashtruarve nga MCA-FINAL, që kishin pronarëdyshen gjeniale “Ibro-Meskuti”
Guvernatori Sejko tha dje në Komisionin e Ekonomisë se, “Ne vendosëm tavan te penalitetet deri në 30 përqind që të mbronim klientët”, por të intervistuarit prej meje kanë treguar shifra derinë 530 përqind penalitete, kamata, shpenzime dhe lloj lloj yçklash, të gjitha me pagesë.

https://www.priza.al/investigim-ii-piramida-arben-meskuti-olsi-ibro-zbulohet-godina-ku-qytetaret-mashtrohen-masivisht-siguria-kombetare-ne-rrezik-deshmi-tronditese/
MCA-ADCA – e kisha thënë kudo nëpër rrethe gazetarësh – po kthehet në një bombë me sahat. Vetë Siguria Kombëtare po vendoset në rrezik.

Ne si redaksi i bëmë Bankës së Shqipërisë një letër. Edhe vetë presidenti i Republikës asokohe z. Ilir Meta u interesua personalisht për këtë fenomen që po ndodhte dhe me aq sa ilejonte ligji, ai vetë me firmën e tij i kërkoi Bankës së Shqipërisë që “masakra” e kredive të ndalej.

Ilir Meta i referohet Priza.al: Ndal skemave mashtruese të Arben Meskutit dhe Olsi Ibro – Priza.al

Gent Sejko dje deklaronte si i kapur me presh në duar se s`dinte gjë. Nuk i lexonte mediat asokohe Guvernatori? Mirë mediat se s’ka kohë, por as deklaratën e Presidentit të Republikës?

Dhe nuk mori asnjë masë përveç atyre që tha dje (pezullim, pastaj prapë pezullim për ta çuar MCA-në rehat në likujdim).

Guvernatori Sejko fliste dje për mashtrimin më të madh financiar në Shqipëri, sikur vetë vinte nga Australia e largët për herë të parë në Shqipëri. Në disa raste kur e pranoi problemin, ai tha që nuk lidhej me bankën e shtetit, por me ligjin, me përmbaruesa etj. etj.

Guvernatori me Rolex në dorë, nuk tregoi asnjë shenjë empatie për 100 000 viktimat e mashtruara nga MCA-FINAL, kur këtëfakt ia përplasi në fytyrë deputeti Agron Shehaj.

Guvernatori Gent Sejko i zhytur kokë e këmbë, madje familjarisht në skemën e mashtrimit që bëri MCA—FINAL , (kujtojmë se kunati i tij është lidhur me fijet e “LENDAL”) harroi të thoshte në komision se “priza.al” ka nja dy vjet që e ka lajmëruar me goxha zhurmë.

Dje, deputetët e PS qëndruan para Guvernatorit si të “tredhur” nga pyetjet që duhet të bënin. Ata që bënë pyetje ishin instruktuar nga Eduart Shalsi që siç u pa në media është mik dhe shok “paresh” e armësh me Sejkon. Jorida Tabaku, kryeministja“prominente” e të djathtës, e mbylli gojën për “MCA” sikur tëishte punonjëse e Sejkos dhe jo e PD. Xhelal Mziu me artikulimin e tij prej “Kamze” arriti të ngrejë zërin dheproblemin, ndërsa Dash Shehi kishte ardhur i papregatitur dhe e kishte mendjen te LZHK – 2025.

I vetmi që ia plasi të vërtetën në sy Guvernatorit Sejko ishte Agron Shehaj. Me tonin epik të vlonjatit, ai e vendosi në pozita fajtori Guvernatorin Gent Sejko. Sot Altin Dumani i vuri vulën në Komisionin e Ligjeve fatit të Sejkos. Ai tha, “ zhvillohen hetime për skemën e mikrokredive”.

Situata e mikrokredive po zien në qeveri dhe opozitë. Kush do i mbajë në kurriz 100 000 shqiptarë të mashtruar? Situatën e komplikon pak ish kryeministri Berisha që nga ballkoni i arrestit shtëpiak apo nga fejsbuku i tij, nuk e prek asnjëherëGuvernatorin dhe mikrokreditë “MCA-FINAL”. Çudi e madhe! Berisha që flet për çdo gjë që ndodh, për çdo padrejtësi të kësaj toke e mbyll gojën për Guvernatorin, Meskutin, Ibron, 100 000 të mashtruarit.

Thuhet se Berisha dhe një televizion i të birit kanë njëmikrokredi. Thashethem që duhet vërtetuar. Por e vërteta e mikrokredive ka dalë dhe s`ka më nevojë për prova as për alibi. 
Institucionet e mikrokredive kanë thithur gjakun e njerëzve dhe më pas kanë blerë majtas e djathtas kë të mundnin.

Një mea culpa e Guvernatorit dhe një heshtje e doktorit, do tëishte një nisje e mbarë rruge për hetimin që SPAK tashmë ka nisur, të cilin për hir të së vërtetës do duhej të nisej që kur priza.al e denoncoi në qershorin e 2022.

Ilir Meta i referohet Priza.al: Ndal skemave mashtruese Arben Meskutit dhe Olsi Ibro – Priza.al

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *