Një 33-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar që në Portin e Durrësit të fusë 33000 euro, të cilat dyshohet se i ka fituar nga aktivitet kriminal.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara. Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.