Meta për Berishën: Jam i gatshëm të bashkëpunoj, fuqizojmë opozitarizmin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pohuar se në vendin tonë do të mbahen protesta të tjera, ku thekson se këto të fundit do të bëhen në bashkëpunim me kreun e PD-së, Sali Berisha për të fuqizuar opozitarizmin.

I ftuar në RTSH, Meta teksoi se të dy liderët e opozitës janë të gatshëm që të zhvillojnë çdo aksion.

“Aksioni do jetë vazhdimisht, skena krimi ku po abuzohet, po vidhet. Përsa i përket bashkëpunimin me Berishën, kemi qenë që pas 25 korrikut në dispozicion të koordinimit. Jemi të gatshëm të zhvillojmë çdo aksion të përbashkët që fuqizon opozitarizmin. Kontakte kam pasur dhe do kem”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *