Meta ironizon Ramën: Me kaq borxhe sa ka marrë ai, unë do të kisha bërë një tunel nga Berati në Londër

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha ditën e sotme se do të jetë personalisht përpara parlamentit për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Meta theksoi se Rama vetëm ka vjedhur dhe ka marrë borxhe. Gjatë fjalës së tij ai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke theksuar se me kaq borxhe sa ka marrë Rama në qeverisje, ai do të kishte bërë një tunel nga Berati në Londër.

“Kemi nisur këtë sesion parlamentar me inicim të një ligji për indeksim të pagave. Kjo sepse ne e dimë se ku është niveli i varfërisë sot në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai nuk do t’ia dijë sepse kujton se do të vazhdojë të hutojë opozitën me lojërat e tij. Ne nuk do i lëmë asnjë minutë kohë Ramës dhe bandës së tij që të vazhdojnë të vjedhin të qetë. Ne do të zbresim në çdo fushë beteje, jo vetëm në Kuvend, u kërkoj deputetëve tanë që të jenë 5 herë më aktivë, sepse mandati ynë është me gjak dhe jo i vjedhur.

Unë vetë do jem atje para parlamentit, bashkë me qytetarët shqiptarë dhe të dëgjohet zëri qytetar. Ne synojmë të shkatërrojmë këtë klan mafioz, që të shpëtojmë popullin nga shtypja. Ne jemi aty që të heqim taksën e qarkullimit dhe të karbonit, që të ulet çmimi i karburantëve, ne do jemi në protesta qytetare dhe politike, kudo ku ndodh afera dhe vidhen qytetarët, atje ku ndodh krimi. Ne do të jemi kudo në të gjithë vendin. Ilir Meta ka qenë kryeministër 30 vjeç dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme. Me kaq borxhe sa ka marrë Rama, do kisha bërë tunel nga Berati në Londër”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *