Messi e bënë “sefte” për vitin 2023 dhe kthen PSG te fitorja! Real Madrid në finale të Superkupës pas penalltive

Rikthimi i Messit duket se ka rikthyer dhe PSG te fitorja, në javën e 18-të të Ligës 1 në Francë, pasi kanë mundur Angers me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë nisi furishëm për Parisin i cili zhbllokoi shifrat që në minutën e 5-të të takimit me anë të Ekitike. Pavarësisht se 45-minutëshi i parë foli vetëm për Parisin, rezultati mbeti i pandryshuar me pjesën e parë që u mbyll 1-0.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm dhe në minutën e 72-të, ishte ai kampioni i botës, Messi i cili dyfishoi shifrat dhe çoi rezultatin në 2-0. Pak minuta më vonë edhe Neymar shënoi një gol por u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 me PSG-në që mban kreun me 47 pikë ndërsa Angers mbetet në vendin e fundit.

Vlen për tu përmendur që ylli francez, Mbappe nuk ishte pjesë e lojës sot pasi ishte lënë pushim nga trajneri.

Ndërkohë që gjysmëfinalja e kupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Valenicas u mbyllë në kohën e rregullt me rezultat 1-1, ndërsa pas penalltive në finale të Superkupës së Spanjës kaluan mbretërit.

Në minutën e 38-të, mbretërit fituan penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Benzema për 1-0.

Por me të filluar pjesa e dytë, ‘lakuriqët’ arritën të barazonin rezultatin, me Toni Laton që asistoi të Samuel Dias Lino që shënoi për 1-1.

Ndeshja shkoi në penallti, ku më të sigurt u treguan lojtarët e Real Madridit që fituan për të kaluar në finale të Superkupës së Spanjës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *