Messi drejt Lindjes së Mesme, mund ti bashkohet Ronaldos tek Al Nassr

Disa tifozë të futbollit kanë ëndërruar të shikojnë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon duke luajtur në të njëjtin klub dhe kjo mund të ndodhë së shpejti.

Në Evropë, të dy lojtarët ishin rivalë seriozë në fushë dhe luanin në klube të ndryshme, por gjithçka ndryshi kur Ronaldo u  largua nga kontinenti për t’u transferuar në Al Nassr në Arabinë Saudite.

Lionel Messi është në një fazë të rëndësishme në karrierën e tij dhe duhet të vendosë se ku do të luajë pas përfundimit të këtij sezoni. Ai mund të nënshkruajë një marrëveshje të re me PSG-në, të kthehet në Barcelonë ose të largohet jashtë Evropës.

Duke e ndjerë këtë shans, klubet në MLS dhe Lindjen e Mesme kanë kërkuar të joshin sulmuesin

dhe një raport i ri zbulon se ai mund të bëhet shok skuadre me Ronaldon në Al Nassr.

La Gazzetta dello Sport përmes Sports Keeda zbulon se Messi tani po shqyrton seriozisht një ofertë nga Al Nassr, e cila do ta shohë atë të bëhet shok skuadre me një nga rivalët e tij më të mëdhenj

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *