Messi apo Maradona? Ja kë zgjedh Francesco Totti

Futbollisti legjendar italian Francesco Totti zgjodhi më të fortin në përballjen mes argjentinasve Lionel Messi dhe Diego Maradona.

Messi po përgatitet të luajë në finalen e Kupës së Botës në Katar kundër Francës dhe shpreson të ndihmojë Argjentinën të marrë trofeun e lakmuar. Maradona udhëhoqi ekipin e tij në kampionat në vitin 1986.

Në një intervistë për Bepi TV, Totti ka pranuar se pavarësisht të gjitha meritave të yllit të PSG-së, Maradona mbetet më i miri për të.

“Maradona për mua është futbolli. Tani Messi është lojtari më i mirë në botë, por për mua Diego është akoma më i mirë”,- shprehet Totti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *